Thaçi: Në procesin e dialogut
me Serbinë s’ka kthim mbrapa
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist se në takimin e radhës me homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiç, do të arrihet dakordimi për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist se në takimin e radhës me homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiç, do të arrihet dakordimi për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit. Gjithashtu ka theksuar se në procesin e dialogut me Serbinë nuk mund të ketë kthim prapa.
Takimi i radhës Thaçi – Daçiç, pritet të mbahet më 21 maj në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Thaçi ka thënë para kabinetit të tij qeveritar se pret që me palën serbe të bien dakord në lidhje me detajet e planit implementues të marrëveshjes, ku përfshihen afatet, veprimet, aktorët dhe monitorimi i zbatimit.
“Besoj që do të arrihet marrëveshja në kuptimin e periudhave kohore implementuese dhe akterëve implementues që duhet të jenë institucionet e Republikës së Kosovës, EULEX-i, KFOR-i,
OSBE-ja, dhe natyrisht në bazë të përgjegjësisë që del nga marrëveshja për krijimin e rrethanave lehtësuese edhe nga Serbia”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa e ka cilësuar si tejet sfiduese zbatimin e marrëveshjes, ai ka vlerësuar po ashtu se implementimi është çështje jetike dhe e domosdoshme për Kosovën.
“Qëllimi dhe vizioni ynë është që të punojmë sa më tepër me të gjithë qytetarët kudo që jetojnë pavarësisht dallimeve etnike. Të punojmë bashkë për realizimin e objektiva të përbashkëta edhe me serbët që jetojnë në veri, në mënyrë që të krijohen rrethana të reja demokratike, të organizimit të zgjedhjeve të lira, të vazhdojmë me investime socio-ekonomike, të krijojmë rrethana të reja për një jetë shumë më të mirë dhe më të sigurt”, është shprehur Thaçi.
Zbatimi i marrëveshjes i ka dhënë mundësinë Qeverisë së Serbisë që të ketë një rol aktiv, sidomos në pjesën veriore.
Në këtë frymë ishte realizuar edhe vizita e fundit e zëvendëskryeministrit Aleksandër Vuçiç në veri të Kosovës, për të bindur serbët e veriut për zbatimin e marrëveshjes.
Ndërkaq në funksion të sensibilizimit dhe zbatimit të marrëveshjes, pritet që qeveritarët serbë të realizojnë shumë vizita tjera në të ardhmen.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3571
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15