Thaçi: Njohja e Kosovës nga
Izraeli është vetëm çështje kohe 

Thaçi: Njohja e Kosovës nga<br />Izraeli është vetëm çështje kohe 
PRISHTINE - “Njohja e Kosovës nga Izraeli është vetëm çështje kohe.” Kështu është shprehur zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi për të përditshmen izraelite “Yedioth Ahronoth”.

Në fjalën e tij gjatë intervistës, Ministri i Jashtëm Thaçi theksoi se marrëdhëniet Kosovë-Izrael janë shumë të mira dhe njohja e Kosovës është vetëm çështje kohe.

“Izraeli e mbështetë Kosovën. Ne e kemi ndërtuar një miqësi të mire dhe do të vazhdojmë të investojmë në raportet e mira mes dy vendeve dhe ne jemi te interesuar në bashkëpunim me Izraelin në fusha të ndryshme. Të gjithë investitorët seriozë janë tëftuar në shtetin tonë. Ne ofrojmë një mjedies më të mirë për biznes. Situata e sotme në Ballkan është më e mirë se kurdo më parë. Pas dekadave me luftërave, ne tani kemi arritur paqen” u shpreh Thaçi.  
 
Thaçi, është ndalur edhe në luftën ndaj terrorizmit ku ka nënvizuar vendosmërinë e Kosovës për të ndaluar qytetarët kosovarë të marrin pjesë në luftëra të huaja.

“Ne mbetemi të përkushtuar në luftën e pa kompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ne kemi miratuar një ligj që e ndalon pjesëmarren e kosovarëve në luftëra të huaja”, ka thënë Thaçi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023