Thaçi: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e shtetit nga opozita

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se nuk do të lejojmë shkatërrimin e shtetit nga një grup opozitar i dhunshëm.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi thekson se "opozita e frustruar dhe e dhunshme bëri publike se sot tërhiqet nga protestat e dhunshme për marrjen e pushtetit me dhunë. Natyrisht, nuk harruan të bëjnë kërcënime publike ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë duke u thirrur në logjikën e kanuneve provinciale. Opozita sot vendosi të mos vazhdojë shkatërrimin e institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, jo për shkak se e kanë kuptuar se sa të dënueshme janë veprimet e tyre të dhunshme. Ata sot po pushojnë për të blerë kohë që të gjejnë njerëz të tjerë të dhunshëm kudo që munden sepse radhët e tyre po rrallohen. Por, kjo nuk e befason askënd. Të gjithë qytetarët e Kosovës në mënyrë të bashkuar po dënojnë dhunën e shfrenuar të opozitës për marrjen e pushtetit".
"E gjithë bota demokratike, SHBA-ja dhe BE-ja i dënojnë dhunën dhe metodat e dhunshme. Prandaj, nuk është e rëndësishme se çfarë strategjie përdorë ky grup i dhunshëm. Ata mund të tërhiqen sot, por qytetarët dhe institucionet shtetërore nuk do të tërhiqen kurrë sepse me asnjë çmim nuk do të lejojmë shkatërrimin e shtetit nga një grup opozitar i dhunshëm", përfundon Thaçi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon