Thaçi: Papa Françesku bekoi
Shqipërinë e shqiptarët kudo që janë

Thaçi: Papa Françesku bekoi<br />Shqipërinë e shqiptarët kudo që janë
PRISHTINË - Ati i Shenjtë, Papa Françesku, bekoi Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë, shprehet kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbrëmjen e ditës së vizitës historike.

"Sot të gjithë shqiptarët, të gjitha feve, patën një mysafir të çmuar, Papa Françeskun, i cili bekoi Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë me fjalët e tija të ngrohta. Fjalët e tija që 'shqiponja fluturon lartë por kthehet gjithmonë në fole' kumbuan fort ngase flasin për një popull që po kthehet pa asnjë dyshim në familjen europiane të tillë çfarë jemi, muslimanë si poetët bejtexhinjë, katolikë si Pjetër Bogdani e Nëna Tereze, bektashinj si Naimi e Samiu, ortodoksë si Fan Noli", thekson Thaçi.

Që të gjithë, vijon ai, janë pjesë e një trungu të lashtë europian dhe që të gjithë ne kemi obligim të vazhdojmë ta zhvillojmë popullin tonë dhe shtetet tona në frymën e tolerancës dhe dashurisë për njëri-tjetrin. "Vizita e Papa Françesku veç sa na ndihmon të kuptojmë më mirë se pavarësisht terrorit që përjetuam ndër shekuj, është dashuria ndaj njëri-tjetrit ajo që na mbajti gjallë", përfundon kryeministri i Kosovës, Thaçi.

Vizita historike  e Atit të Shenjtë, Papa Françesku, u përcoll me shumë dashuri e interesim kudo në Kosovë, edhe nëpër familje, në transmetimet e drejtpërdrejta të televizioneve nga të dy anët e kufirit të lirë ndërshqiptar, ndërsa mijëra kosovarë ishin në këtë festë të gjithë kombit në Shqipëri. /ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi