Thaçi: Parlamenti nuk shpërbëhet
pa u votuar Gjykata Speciale

Thaçi: Parlamenti nuk shpërbëhet<br />pa u votuar Gjykata Speciale
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës thotë se nuk ka shpërbërje të Parlamentit pa u votuar Ligji i ri i Zgjedhje të Përgjithshme, pa u votuar Gjykata Speciale, si dhe formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës. Kështu ka thënë kur është pyetur nëse do të shpërbëhet javën e ardhshme Parlamenti i Kosovës.

Që të tria i quajti çështje jetike për shtetin dhe shoqërinë kosovare.

“I gjithë spektri politik kosovar është në një zhvillim të debateve të brendshme të debateve që do të qojnë drejtë vendimmarrjeve të rëndësishme në veçanti tash për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ushtrisë së Kosovës, të ligjit të ri zgjedhor, gjithashtu edhe të votimit të Gjykatës speciale dhe pastaj do të shohim hapat e përbashkët që do të ndërmarrë skena politike kosovare”, shprehet kryeministri Thaçi.

Ai ka ripërsëritur që Gjykata Speciale është fyerje por Kosovën, por megjithëkëtë qëndrimi i partisë që ai udhëheqë, PDK-së, është që të votohet në Kuvend.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është se kjo çështje është e padrejtë, është një proces komplet politik është edhe fyerje për Kosovën, por si rezultat i bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe besimit tonë të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian, me NATO-n, qëndrimi jonë është që të votohet në Kuvendin e Kosovës”, deklaron Thaçi.

Këto komente kryeministri Thaçi i ka bërë në Kijevë të Komunës së Malishevës, pas përurimit të një fabrikë për prodhimin e djathit të dhisë./ E.SEFIU

Kryeministri i Kosovës thotë se nuk ka shpërbërje të Parlamentit pa u votuar disa Ligje dhe pa u formu FAK-u.

Kështu ka thënë ai, i pyetur nëse Parlamenti do të shpërbëhet javën e ardhshme.

“Jemi në debate të brendshme me subjektet politike për kalimin e çështjeve jetike për Kosovën, siç është formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, votimi për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme si dhe votimi për Gjykatën Special dhe pas kalimit të këtyre çështjeve, do të shohim për procese të mëtutjeshme politike”, ka thënë ai.

Thaçi e ka ripërsëritur që Gjykata Speciale është fyerje për Kosovën, por megjithë këtë partia e tij janë që ajo të votohet në Kuvend.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike