Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen austriake “TirolerTageszeitung”, ka folur për arritjet e Kosovës, prioritetet e tij, dialogun me Serbinë dhe Gjykatën Speciale.
Duke folur për dialogun e Kosovës me Serbinë Thaçi ka deklaruar se populli e mbështet procesin e dialogut dhe se kjo është e vetmja alternativë për normalizimin e marrëdhënieve.
“Si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, kryeministrat të cilët udhëhoqën dialogun fituan sërish në zgjedhjet e përgjithshme, duke dëshmuar se popullsia mbështet procesin e dialogut”, ka shtuar Thaçi.
Po ashtu Presidenti i Kosovës ka theksuar se procesi i dialogut duhet të bëhet më dinamik, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje kornizë për pajtim, por dinamikë, sipas tij, duhet të ketë edhe në zbatimin e marrëveshjeve për të cilat ka dakordim deri më tani.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com