Zëvendëskryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme, u shpreh sot se Serbia nuk e njeh Kosovën dhe për passojë nuk njeh as të zgjedhurit e saj.
Këtë deklaratë, Daçiç e bëri nga Prizreni, ku po qëndron në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, teksa fliste për zgjedhjen e Hashim Thaçit si president i ri i vendit.
“Urim për zgjedhje? Nuk mund ta uroj për zgjedhjen sepse ne nuk e pranojmë funksionin e tij. Por dëshiroj që të punoj në interes të paqes e stabilitetit”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm në largim i Serbisë.
Daçiç nuk ka pranuar të tregojë nëse ndonjëherë Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës për krimet e kryera gjatë luftës së fundit. Ai tha se kërkim-falja mes vendeve vetëm sa do ta thellonte ndarjen.
Gjithashtu, Daçiç deklaroi se Kosova nuk mund të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, pa një marrëveshje paraprake me Serbinë. Sipas numrit dy të Qeverisë serbe, çështja e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO duhet të bëhet pjesë e diskutimeve në Bruksel.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com