Thaçi "Qytetar Nderi" i Ulqinit:
Mali i Zi e ka vendin në NATO e BE

Thaçi "Qytetar Nderi" i Ulqinit:<br />Mali i Zi e ka vendin në NATO e BE
ULQIN - Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama janë nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Ulqinit.

Në ceremoninë marrjes së çmimit, Thaçi e ka cilësuar këtë si një nderim i thellë që i bëhet, duke u shprehur se Kosova e njeh Malin e Zi përmes Ulqinit. Po ashtu zëvendëskryeministri ka shprehur mirënjohjen e qeverisë së Kosovës për Ulqinin në strehimin e popullit kosovar gjatë luftës së Kosovës në vitit 1999.

Thaçi ka theksuar edhe mbështetjen e Kosovës për Malin e Zi që ai të bëhet pjesë e NATO dhe BE.

“Ky është një nderim me emocione të thella. Ulqini është një ure e popujve dhe njerëzve. Kosova e njeh Malin e Zi përmes Ulqinit. Kosova është mirënjohese ndaj Ulqinit për strehimin e familjeve të debuara me dhunë në 1998-1999. Mezi presim që Mali i Zi të hyjë në NATO e BE sepse do ketë një mbështetje më shumë. Kjo pasi edhe bashkëpunimi me Malin e Zi është shumë i mirë.” është shprehur Thaçi

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)