PRISHTINE - Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet i bindur se homologu i tij Edi Rama duhet të shkojë në Beograd, teksa thekson se shefi i qeverisë shqiptare përfaqëson një shtet anëtar të NATO-s dhe se kurrë nuk do të lejojë rrezikimin e shqiptarëve në Ballkan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi e cilëson të rëndësishme vizitën e kryeministit shqiptar në Beograd, jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për Luginën e Preshevës dhe të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Kryeministri Edi Rama përfaqëson një shtet anëtar të NATO's që kurrë nuk do të lejojë rezikimin e shqiptarëve në Ballkan, prandaj edhe nuk ka arsye të frikësohet nga dialogu dhe vizita tek fqinjtë. Vizita në Beograd është e rëndësishme për Shqipërinë, Kosovën, Luginën e Preshevës dhe tërë rajonin.”, ka thënë Thaçi. 

Ndër të tjera Hashim Thaçi ka shprehur bindjen se Ballkani Perëndimor ka hyrë në fazën e e integrimeve Euro-Atlantike, ku qëllim parësor kanë përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kryeministri në detyrë i Kosovës, nënvizon se  progresi i arritur me Marrëveshjen e Brukselit ka mbyllur kapitullin e luftës dhe ndryshimit të kufijve.

“Ballkani Perëndimor ka hyrë në fazën e pakthyeshme të integrimeve Euro-Atlantike, që qëllim parësor e kanë përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Derisa ende dëgjojmë gjuhë të urrejtjes dhe provokime që vijnë nga hijet e të kaluarës së hidhur, progresi i arritur me Marrëveshjen e Brukselit ka mbyllur kapitullin e luftës dhe ndryshimit të kufinjëve. Pranda dialogu me fqinjë, mirëkuptimi për ballafaqim me trashëgiminë e të së kaluares dhe fokusii pandërprerë në plotësimin e kritereve Euro-Atlantike duhen të jenë shtylla kryesore të shteteve tona.” shkruan kreu në detyrë i ekzekutivit. 

thaci ne fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)