Thaçi: Serbia nuk mund të
organizojë zgjedhje në Kosovë

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sërish ka deklaruar se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë.

Kryeministri tha se e drejta e votës nuk mund t’u mohohet qytetarëve që kanë dy shtetësi, e të cilëve do t''u mundësohet votimi përmes pikave që do të organizojë OSBE-ja.

“Me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës qytetarët e Kosovës e kanë të drejtën e dy shtetësisë dhe kjo e drejtë duhet të respektohet për të gjithë pa dallim. Serbia nuk mund të organizoj zgjedhje në Kosovë. Më lejoni gjithashtu që të ftoj qytetarët në Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit në jenë aktiv në jetën demokratike, në proceset elektorale dhe t`i zgjedhin njerëzit e tyre për t`i përfaqësuar”, ka thënë Thaçi.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët