Gjendja e sigurisë dhe procesi i transformimit të FSK në Forca të Armatosura të Kosovës ishin temë kryesore e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në takim me ministren e Mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinotti.
Kryeministri Thaçi siguroi ministren Pinotti se Forca e Armatosur e Kosovës do të jetë një forcë profesionale, shumetnike dhe e bazuar në standardet e NATO-s.
“Objektiv kryesor i punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë përmbushja e plotë e standardeve demokratike për integrim në NATO dhe Bashkim Evropian. Republika e Kosovës, ashtu siç është dëshmuar në të kaluarën faktor i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, do të vazhdojë ta luajë këtë rol edhe më fuqishëm”, tha Thaçi. /KosovaPress/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com