PRISHTINE - Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me grupin politik paszgjedhor "6+", ku kanë biseduar për hapat e mëtejshëm për ndërtimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.
Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se ishte konkludim i përbashkët se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se i ai duhet të respektohet nga të gjitha palët politike.
“U dakorduam që të punojmë bashkërisht si partnerë të koalicionit aktual për tejkalimin e ngërçit politik dhe institucional. T'i bashkojmë forcat për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re ku grupi politik "6+" do të ketë vendin meritor. Përkushtim i imi mbetet ndërtimi i institucioneve me një bazë sa më të gjerë politike”, ka shkruar Thaçi./Kosovapress/
Redaksia Online
/Shqiptarja.com