Thaçi thirrje BE e NATO-s: Rrezik
 nga ndikimi i Rusisë dhe ISIS

Thaçi thirrje BE e NATO-s: Rrezik<br /> nga ndikimi i Rusisë dhe ISIS
Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi i kërkon Bashkim Europian dhe NATO-s të shpejtojë integrimin e shteteve të Ballkanit ose rrezikohet përhapja e influencës të Rusisë dhe ekstremizmit islamik.
 
Thaçi, kryeministri i parë i Kosovës së pavarur deri vitin e shkuar, në një intervistë për Reuters shprehet se shpreson që të arrihen rezultate të qarta në muajt e ardhshëm, si vendosja e sistemit të liberalziimit të vizave nga BE për Kosovën.

“Është momenti kur Brukseli duhet të kalojë nga retorika e këndshëm në masa konkrete”, është shprehur Thaçi në Berlin pas takimit me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Sipas Reuters Kosova është një shtet i varfër prej 1,7 milion banorësh që shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, por Beogradi dhe Moska refuzojnë t’a njohin, duke bllokuar anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si në Kombet e Bashkuara. Rusia paralelizon aneksimin e Krimesë nga Ukraina me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë në shpalljen e autonomisë në 1999-tën, ndonëse Thaçi kundërshton duke sqaruar se e ardhmja e vendit është “drejt familjes Euro-Atlantike”.
 
 Izolimi i vazhdueshëm i Prishtinës sipas Thaçit është një “padrejtësi”, pavarsisht se Bashkimi Europian vlerëson se progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor pengohet nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe mungesa e lirisë së medias.
 
 “BE nuk duhet të vonojë proçesin e anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës dhe vendeve të rajonit në Bashkimin Europian, pasi kjo vonesë është e rrezikshme.Kjo hap rrugë për ndikimin dhe rritjen e influencës së Rusisë në çështjet politike, ekonomike dhe ushtarake. Kështu hapen dhe mundësitë e ndikimit të ekstremiszmit islamik në rajon”. – shprehet Thaçi
Thaçi sqaron më tej se në vend janë arrestuar mjaft njerëz që synonin t’i bashkoheshin luftës së ISIS në Siri dhe Irak e se gjithashtu pjesë e arrestimeve kanë qenë dhe imam që rekrutonin luftëtarë për në Lindje e Mesme.
 
Duke folur gjithashtu dhe për eksodin masiv që u largua nga Kosova drejt vendeve të perëndimit, Thaçi sqaron se kjo ishte pjesë e grupeve të trafikimit njerëzor që përhapën fjalë të rreme për mundësi përfitimi të azilit politik në Gjermani për të përfituar prej tyre.
 
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia