Thaçi uron qytetarët për fundvit
...por e 'ngatërron' me Fiter Bajramin

Thaçi uron qytetarët për fundvit<br />...por e 'ngatërron' me Fiter Bajramin
PRISHTINE - Në urimin e tij për Vitin e Ri, zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri. Por në statusin e tij, Thaçi ka përsëritur një pjesë të madhe të urimit që u kishte drejtuar myslimanëve të Kosovës për Fitër Bajram, më 27 korrik të këtij viti.

Edhe një ditë para Bajramit të madh, edhe në natën e ndërrimit të viteve, Thaçi është lutur për policët, ushtarët, zjarrfikësit, mjekët e mërgimtarët.

“Sonte në natën më të gjatë lutemi për policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe mjekët që janë në detyrë si dhe për mërgimtarët që po udhëtojnë me nguti në këto ditë të ftohta për t’i përqafuar më të afërmit në atdhe. Zoti ju bekoftë juve dhe familjet e juaja. Zoti e bekoftë Kosovën”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

thaci fb

Dhe për Bajram shkruante:

“Në këtë kohë mendojmë dhe lutemi edhe për mërgimtarët që janë në rrugë për të arritur sa më shpejtë në Kosovë si dhe policët dhe ushtarët tanë që nuk do të jenë në gjirin familjar duke mbrojtur kufijtë dhe atdheun. Zoti ju bekoftë juve, familjet e juaja dhe gjithë Kosovën” shkruante Thaçi

thaci fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf