Thaçi: Ushtria e Kosovës do jetë
multietnike, trajnim nga NATO

Thaçi: Ushtria e Kosovës do jetë<br />multietnike, trajnim nga NATO
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” në lidhje me deklaratën e Samitit të NATO-s në Varshavë.

Ai i është gëzuar rëndësisë që NATO i ka dhënë Ballkanit perëndimor dhe pritjes mirë të aspiratës së Kosovës që të ofrojë siguri për banorët e saj dhe të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon.

Na vjen mirë që NATO mirëpret aspiratën e Kosovës që të ofrojë siguri për të gjithë banorët e saj dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e tërë rajonit. Por, veçanërisht na gëzon fakti që Aleanca do të vazhdojë të përkrahë zhvillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë dhe deri në ministerialin në dhjetor do t’i japë përgjigje edhe kërkesës sonë shtetërore për marrëdhënie më të avancuara me NATO-n”, shkruan Thaçi.

Kreu i Shtetit të Kosovës flet edhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, të cilët siç shprehet ai, do të kenë përbërje multietnike. "Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë multietnike, me përfaqësim të duhur etnik e gjinor, në shërbim të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe rajonit”, thekson Thaçi.

Vlerësimi që na bëhet nga NATO –vazhdon më tej Thaçi,- është mirënjohje për neve dhe na bën të përkushtohemi edhe më shumë për të themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës, të trajnuara dhe të përgatitura sipas kritereve të NATO-s.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin