Sipas Thaçit kjo vizitë njerr në pah modelin unik të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve dhe dëshmon gjithashtu orientimin strategjik të popullit tonë drejt perëndimit.
Më poshtë deklarata e plotë e Hashim Thaçit në facebook:
“E përshëndes vizitën historike të Papës Françesku në Shqipëri dhe të shpreh mirënjohjen për faktin që ai zgjodhi ta bëj vizitën e tij të parë në Tiranë. Vizita e tij nxjerr në pah modelin unik të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve, i ciliduhet të shërbejë si shembull për gjithë botën. Kjo ngjarje dëshmon gjithashtu përcaktimin e popullit tonë për t'u orientuar strategjikisht drejt Perëndimit. Me këtë rast i dërgoj urimet më të perzemërta të gjithë besimtarëve të krishterë, që nesër do ta kenë mysafir në shtëpitë e tyre liderin e tyre shpirtëror. HTH”
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)