Tha se do e shoqëronte Ramën në
Tropojë,deputetja e PD:Pse mungova

Tha se do e shoqëronte Ramën në<br />Tropojë,deputetja e PD:Pse mungova
Deputetja e PD-së Mimoza Hajdarmataj, premtoi të enjtën e kaluar në seancën parlamentare në Kuvend se do të shoqëronte kryeministrin Rama në vizitën e tij në Tropojë, por sot përmes një statusi në rrjetet sociale ajo shpjegon se axhenda e Ramës e ka detyruar të mos shkojë.

Sipas saj, një arsye pse refuzoi ishte se Rama kishte për qëllim të bënte show në qytetin verilindor. "Zoti Kryeministër! Ndryshe nga ju, unë nuk jam një deputete turiste", sqaron ajo në një status në Facebook. 

Statusi i Mimoza Hajdarmataj: 
“Show i radhës së Ramës në Tropojë”.

Asnjë shpjegim për krizën, mjerimin, familjet e varfëra- asnjë përgjigje për papunësinë, asnjë shpresë për tiu kthyer normalitetit përvec premtimeve dhe mashtrimeve të radhës.

Miq,
Sic e keni ndjekur nga debati i seancës së kaluar, Kryeministri më ftoi të isha me të në Tropojë dhe patjetër që unë do të isha atje, nëse do të shkonte të ulej për të dëgjuar hallet e tropojanëve në mjerim, të papunë dhe të pashpresë.
Por axhenda e kryeministrit të vendit, në vizitën e Tij, në skajin më verilindor dhe më të varfër të vendit ishte;
-takim me mësues,
-inspektim të punimeve të bulevardit,
– takim me strukturat!!!

Zoti Kryeministër!
Ndryshe nga ju, unë nuk jam një deputete turiste.
Unë kur shkoj në Tropojë, nuk shëtis apo bëj xhiro por shkoj të takoj banorët dhe dëgjoj hallet e tyre për punësim, shkollim, shërbim shëndetësor, ekonominë që po rrenohet, largimet masive të të rinjve, shtëpitë e djegura nga mungesa e investimeve në rrjetin elektrik, dëmet e pësuar në bagëtitë e tyre dhe mungesa e dëmshpërblimeve nga qeveria.

Ju keni nevojë për “spektatorë të bindur”, sic ishin mësuesit sot, që dëgjojnë vetëm monologjet tuaja apo kur lëshoni “pa doganë” premtimet dhe mashtrimet e radhës elektorale.
Kështu që unë, si deputete e Partisë Demokratike nuk mund të isha aty, pasi shumë hallexhinjë më presin diku tjeter, të paktën për ti dëgjuar me zemër në dorë dhe për tu përpjekur për ti ndihmuar me sa të mundem.

Nuk e mbajtët fjalën për të takuar dhe biseduar me popullin por shkuat vetëm për shoë, sot në ditën e Halloëeen, në Tropojë".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social