Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u përplas me barrierën e Shtëpisë së Bardhë dhe i tha autoriteteve se donte të vriste presidentin Joe Biden.

I riu, i identifikuar si Sai Varshith Kandula mori me qira një kamion mbëmjen e së hënës, menjëherë pasi fluturoi nga St.Louis për në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles vetëm me biletë ardhjeje.

Rreth orës 21:35 të së martës, ai u përplas me një barrierë metalike pranë Shtëpisë së Bardhë. Ai e ktheu kamionin dhe goditi barrierën për herë të dytë para se oficerët të mbërrinin e ta arrestonin.

Sipas autoriteteve, Kandula "u përplas qëllimisht" në barrierat jashtë Parkut Lafayette. Ai nuk u lëndua dhe pasi doli nga makina, nisi të valëviste një flamur nazist që u sekuestrua nga autoritetet në vendin e ngjarjes.

Ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë njoftuan presidenti Joe Biden ishte brenda kur ndodhi incidenti.

1684915356_Capture.JPG