Tha se në kishat ortodokse në veri të Kosovës po kontrabandohen armë nga serbët, Vuçiç sulmon deputeten britanike: Po bëjmë hetim kundër jush

Tha se në kishat ortodokse në veri të Kosovës po kontrabandohen armë nga serbët, Vuçiç sulmon deputeten britanike: Po bëjmë hetim kundër jush

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka sulmuar deputeten britanike, Alicia Kearns, pas deklaratës së kësaj të fundit se Në kishat ortodokse në veri të Kosovës po kontrabandohen armë nga serbët me ambulanca.

Vuçiç tha se po bëjnë hetim ndaj saj, për të parë se mbi çfarë bazash i ka thënë këto deklarata, ndërsa shkon edhe më tej duke u shprehur se po hetojnë se nga kush paguhet për të thënë gjëra të tilla.

”Mos u shqetësoni zonjë [Alicia Kaearns], ne tashmë po bëjmë një hetim kundër jush për të parë se mbi çfarë baze i keni thënë gjithë ato gënjeshtra dhe kush po ju paguan për gjithçka dhe pse po e vendosni Serbinë në një pozitë të tillë”, tha Vuçiç.

Këtë deklaratë, deputetja britanike e bëri gjatë adresimit të saj në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ku si temë kyçe kishte përkujtimin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)