PRISHTINË - "Me miqte në SHBA që ishin aktorë të bisedave rikujtuam se ky ishte një moment i historisë tonë moderne, kur bota demokratike dhe Kosova u bënë një, ndërsa Serbia e Milosevicit ishte në anën tjetër të së keqës dhe shumë shpejt edhe u dënua për tragjedinë që shkaktoi Kosovës. Kosova është e pavarur falë bisedave të Vjenës, por ato kanë pasur rrënjë në lirinë e fituar pas arritjes së Marrëveshjes së Rambujesë mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Ishte ky vendim historik që bashkoi skenën politike të Kosovës, por edhe solli një prerje dramatike një shekulli tragjik për shqiptarët në Kosovë", shkruan Thaci në Facebook. /ATSH/
/Shqiptarja.com









