Thaçi: BE-ja me standarde të dyfishta, shpërblen shantazhuesit

Thaçi: BE-ja me standarde të dyfishta, shpërblen shantazhuesit

Hashim Thaçi, kritikoi Bashkimin Evropian për standarde të dyfishta duke vënë theksin tek qasja ndaj Serbisë e cila anon nga Moska dhe mohon krimet e luftës në Kosovë.

Presidenti i Kosovës i bëri këto komente në një konferencë të organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim” në Berlin, duke folur për procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një njoftim të zyrës së tij, presidenti Thaçi citohet të ketë thënë se “pikërisht kur po mbahej samiti i NATO-s në Londër, presidenti i Serbisë udhëtoi për në Rusi. Ky është mesazh për orientimin e Serbisë. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme kemi dëgjuar deklarata nga liderët serbë, duke i mohuar krimet dhe gjenocidin në Kosovë”, tha ai.

Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, tha Thaçi, nuk ndikojnë vetëm në rrafshin dypalësh por edhe në qëndrueshmërinë e rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Ai theksoi gjithashtu se Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur dhe hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të bëhet në të ardhmen e afërt.

"Bllokimi i negociatave ishte mesazh i keq për gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha presidenti Thaçi, duke theksuar se BE-ja ka standarde të dyfishta.

Derisa Kosova bllokohet në liberalizim dhe Maqedonia me Shqipërinë bllokohen në hapjen e negociata, Serbisë i premtohet hapje e kapitujve të rinj. Shohim pra që ata që shpërblehen janë ata që shantazhojnë BE-në me raportin me Rusinë”, tha ai.

Sipas presidentit Thaçi, kur kanë nisur bisedimet Kosovë – Serbi në vitin 2012, një nga rregullat e pashkruara ka qenë që s’do ta kushtëzohet procesi, ndërsa tani tarifat (ndaj mallrave serbe) po përdoren për ta kushtëzuar dialogun.

Si të lëvizim përpara? Nga eksperienca në procese deri më tash dua t’i përmend dy gjëra. E para, uniteti i shteteve të Kuintit, i cili është kyç që të vazhdojmë përpara me procesin. Dhe e dyta, koordinim i plotë SHBA dhe BE, edhe pse as ky koordinim nuk bën shumë punë kur vende të Bashkimit Evropian nuk lodhen se çka vendos BE. Disa prej tyre, madje shkaktojnë edhe shumë konfuzion në shtetet tona, si tek politikanët, ashtu dhe te qytetarët”, tha ai.

Presidenti Thaçi, sipas njoftimit, tha se bisedimet dhe marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, nuk kanë alternativë për qëndrueshmërinë e Ballkanit.

Dua të theksoj se çdo proces me Serbinë do të trajtohet në nivel të dy shteteve sovrane dhe me konsensus politik në Kosovë. Unë jam president dhe do të investoj në arritjen e konsensusit të brendshëm në Kosovë. Polarizimet nuk ndalen në sistem pluralist, por ka ardhur koha që të kemi një pako të prioriteteve në mes të pozitës dhe opozitës, që në këto çështje të mos ketë dallime”, citohet të ketë thënë ai.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por derisa Serbia dhe Mali i Zi kanë hapur negociatat për anëtarësim, pritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e tyre në tetor, u bllokuan nga disa vende anëtare ku rolin kryesor e luajti Franca.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk është përfshirë as në regjimin e udhëtimit pa viza.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë