Thaçi dhe Haradinaj: Raportet me SHBA-në do të fuqizohen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se "Kosova do t'i forcojë edhe më shumë raportet me Shtetet e Bashkuara dhe se do të vazhdojë rrugën drejt integrimit në organizata ndërkombëtare". Ai bëri thirrje për bashkim në mënyrë që të fitohet mbështetja e miqve përderisa ka thënë se “Kosova së shpejti do të bëhet pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian, OKB-së si dhe organizatave tjera ndërkombëtare”. Këto komente presidenti Thaçi i bëri gjatë ceremonisë së shënimit të 21 vjetorit të "Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës". 

Duke folur në këtë ceremoni, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Ushtria nuk do të përdoret kundër askujt në Kosovë dhe se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara do të fuqizohet ende.
Sinkron.

Deklaratat e krerëve të lartë shtetërorë për fuqizim të partneritetit me SHBA-në vijnë në kohën kur raportet mes dy vendeve janë të përkeqësuara, pasi Qeveria e Kosovës nuk po e plotëson kërkesën e SHBA-së për të pezulluar tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik