/ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në pritjen e organizuar nga ambasada e Kosovës në Turqi, me rastin e 7 vjetorit të pavarësisë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi thekson se "pas takimeve të frytshme të djeshme, në mbrëmje pata kënaqësinë të festoja sërish ditëlindjen e Kosovës. Kësaj radhe në gjirin e përfaqësuesve të përmalluar të diasporës sonë në Turqi, të cilët ndihen jashtëzakonisht krenarë me konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Në pritjen e organizuar nga ambasada jonë mbrëmë për këtë ngjarje të rëndësishme, na nderoi me praninë e tij edhe zëvendëskryeministri i Turqisë, Bülent Arinç".
Thaçi shprehet se "gjatë pritjes pata mundësinë të njihem dhe bisedoj me studentë kosovarë që ndjekin studimet në Turqi, me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Ankara dhe me përfaqësues të bizneseve të Turqisë".
"Të gjithë flisnin me respekt dhe konsideratë të lartë për vendin dhe popullin tonë, për rrugën tonë të vështirë drejt lirisë e pavarësisë dhe për përpjekjet tona për demokratizim e zhvillim ekonomik. Të gjithë e shihnin me optimizëm dhe entuziazëm të ardhmen tonë", përfundon Thaçi./k.s/
/Shqiptarja.com