Prova e parë pas largimit te Lionel Messi-t ka shkuar mirë për Argjentinën që fitoi 4-0 kundër Bolivisë në miqësore. Finalistët e Botërorit treguan dëshirë në fushë dhe mbi të gjitha kanë lojtarë të cilët bëjnë diferencën siç është Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit, i cili pas largimit të Messi-t është zgjedhur edhe kapiten i tretë te Argjentina, zhbllokoi shifrat me një lëvizje dhe goditje shumë të bukur brenda zonës.

Për Lautaro Martinez, i cili pak javë më parë mbushi 29 vjeç, ky ishte goli i 41 me ekipin kombëtare, duke u bërë sulmuesi i tretë më me shumë gola te Argjentina në histori. Një rekord që e ndan me Kun Aguerro-n, por që me shumë mundësi Lautaro sheh për më lart.

Para Lautaro-s me ekipin kombëtar është Gabriele Batistuta me 55 gola si dhe i paarritshmi në dukje Lionel Messi, i cili ka shënuar me Argjentinën 125 herë.