4 ditë në Hagë/ Thaçi: Për 21 vite janë fabrikuar shpifje, askush nuk tjetërson lavdinë e UÇK! Do dal i pastër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar qytetarëve me një mesazh pas 4 ditë intervistimi në Hagë, ndajë të cilit janë ngritur aktakuza për krime lufte. Thaçi tha se liria e Kosovës është vulosur nga gjaku i atyre që ranë dëshmorë dhe se të gjitha akuzat janë të fabrikuara.

Thaçi tha se askush nuk ka të drejtë të rishkruaj historinë e lavdishme të luftës çlirimtare të Ksovës dhe se për 21 vite me radhë janë fabrikuar akuza e shpifje mbi UÇK por që do të vulos njëherë e mirë  rolin e pazëvendësueshëm dhe historik të UÇK-së. Ai u shpreh se  në fund të këtij rrugëtimi do të dalë i pastër nga akuzat dhe se shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët që i kanë besuar.

"Gjatë kësaj jave, për katër ditë rresht, kam kryer detyrimin tim qytetar dhe institucional për t’u paraqitur para prokurorëve në Dhomat e Specializuara në Hagë. I kam përfunduar rreth 30 orë ballafaqim me trupën e organit të akuzës, ku jam njohur me të gjitha pretendimet e tyre dhe u kam dhënë përgjigje pyetjeve të tyre. Kam respekt të plotë për procesin e zbardhjes, deri në fund, të së vërtetës dhe të rolit tim në luftën çlirimtare për liri dhe pavarësi. Për shkaqe etike dhe të kufizimeve ligjore nuk mund të hyj në detaje konkrete të këtij ballafaqimi. Por, nga ana tjetër nuk mund të mos ndaj asgjë me ju. Tri gjëra dua t’ju them duke kërkuar mirëkuptimin tuaj njerëzor që të mos hyj në detaje të këtyre ballafaqimeve.

E para: siç e kam thënë edhe para se ta kapërceja pragun e gjykatës, historia e lavdishme e luftës çlirimtare dhe e shtetformimit të Kosovës së pavarur, demokratike dhe evropiane nuk mund të rishkruhet nga askush! Sot ju them me bindje se ky proces jo vetëm që nuk do ta rishkruajë këtë histori të shkruar me gjakun dhe sakrificën e një populli të tërë në luftën për liri, por përkundrazi, nga ky proces, cilado qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja e tij, historia e lavdishme e rezistencës, mbijetesës dhe triumfit mbi një pushtues, që kërkoi të shfaroste popullin shqiptar të Kosovës nga faqja e dheut me fshesën e fashizmit etnik, do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush!

E dyta: ky proces i radhës është në vazhdën e 21 vjetëve të akuzave, shpifjeve e fabrikimeve mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe shtet. Por, ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së si një rol i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për lirinë e fituar për të gjitha gjeneratat që do ta gëzojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik. Këto përbuzje etnike, maltretimi i shqiptarëve qysh në barkun e nënës, sjelljet gjenocidale kundër popullit me të drejtë historike mbi këtë tokë, represioni i kulmuar me spastrim etnik deri në përmasat gjenocidale do të jetë një prej faqeve më të errëta të së shkuarës, që kurrë më nuk do të mund të rikthehet.

Dhe e treta: unë që pata fatin dhe nderin të kem rol në luftën dhe në rrugën e pavarësisë e të shtetformimit të Kosovës, ndjehem sot edhe më i bindur, edhe më i vendosur sesa përpara këtij ballafaqimi për vlerën e madhe që ka mundimi dhe sakrifica personale për ta çuar deri në fund zbardhjen e kësaj historie 22 vjeçare. Një histori e mbushur me lëndime të shkaktuara nga akuzat kundër meje dhe kundër luftës sonë të përbashkët me SHBA-në, me NATO-n, me shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet mike të tjera, për çlirimin e popullit të Kosovës nga diktatura fashiste e Sllobodan Millosheviqit dhe e shtetit të Serbisë.

Sonte dua të përsëris se për mua Kosova është gjithnjë e para.

Nëse për Kosovën isha gati të jap jetën kur isha një djalë i ri, sot që jam një prind me thinja nuk kam fare dyshim se detyra ime është ta mbroj Kosovën, duke mos lejuar që procesi ku më kanë përfshirë mua dhe bashkëluftëtarët e mi krejt padrejtësisht, të pengojë punët e mëdha që ka përpara Kosova. Prandaj, duke ju falënderuar nga thellësia e zemrës për këtë respekt dhe solidaritet gjithëkombëtar, dua t’ju lus të gjithëve që ta vendosni Kosovën mbi dallimet politike partiake, mbi hatërmbetjet dhe pakënaqësitë e përditshme. Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për dialog të civilizuar mes forcave politike, për stabilitet institucional, për qeverisje të mirë dhe unitet qytetar e politik, veçanërisht në dialogun për njohjen e saj përfundimtare nga Serbia dhe nga krejt bota. Kosova sot duhet ta kultivojë shumëllojshmërinë e mendimit dhe të jetojë me debatin e shëndetshëm mes Qeverisë dhe opozitës. Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dal me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi që vazhdon me ju dhe për ju", tha Thaçi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 20/07/2020 12:45

    Shpifjet.hipokrizite-munafiku dhe urrejtjet deri ne msodurim mes shqipgtareve ishin dhe jane te vazhdueshme.Kjo ka marr hov sidomos ne veitet 1998-99 dhe vitet e pasluftes deri sot.Keto pervcarje jane thelluar deri ne urrej tje dhe armiqesi.Gjykata e Hages per krime luf te, denoi dyfish me shume shqiptar,se sa serbe,shteti i te cileve me luf tat ne BH,Kroaci dhe Kosove,vrau qibndra civile dhe shkater4roi cdo vlere materiale e shpirterore te popujve joserbe.Por,gjate dhe pas lufets ne Kosove, kishte individ dhe subjekte qe vazhdimisht shpifenmgenjyen dhe sajuan skenare antishqiptare,sidomos anti UCK,clirimtares se kesaj hapesire shqiptare,Andaj pervec gjykates se Hage,kishte edhe gjykime nga UNIMK-u dhe EULEXI, Tash edhe Gjykaten Speciale ne Hage.kunder UCK dhe shqiptarizmes skenderbejane.Keto ishin mija f aqe derg uar Beogradit,nga aty Rusise dhe Gjykates Speciale,Nga keto "informacione te sajuara" Karla D el Ponte shkroi vepren e saje,Po nga keto "informacione" Dik Marti sajoi "vepren e tija" dhe po nga keto "informacione" dole edhe dosaj per Hahsimin dhe Kadrine me shume te tjera qe do vazhdojne ne vijim.Kjo eshte e verteta e gjithe gabimeve te clirimtareve, qe do te denohen ne Gjykaten Speciale te Hages qe shpetuan nga fanitja qe i kercnohej kesaj hapesire shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët

Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët