Teksa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha një prononcim për gazetarët shqiptarë në Samitin e liderëve të Ballkanit në Tiranë, pas kurrizit të tij, nga salla ka dalë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kreu i shtetit serb, Vuçiç u largua për të dhënë prononcim për mediat serbe, duke shmangur në mënyrë të hapur ato shqiptare dhe gazetarët e ardhur nga Kosova. Presidenti i Serbisë, përreth 20 minuta foli për mediat serbe në një nga verandat e ambientit ku u mbajt Samiti. Media shqiptare dhe ajo kosovare nuk u lejua nga sigurimi i tij dhe i mbeti vetëm të bëjë video nga xhamat.
Teksa Thaçi flet në fotot nga Antonio Çakshiri, shihet teksa Vuçiç lë sallën. Më herët ata patën një shtrëngim duarsh me njëri-tjetrin në prani të shefes së politikave të jashtme në BE, Federica Mogherini.

Lajmi kryesor:
Presidentja kroate: BE-ja krijoi vakum të rrezikshëm në Ballkan! Polonia: Brukseli të hapë dyert

