Thaçi: Garantoj, nuk do ketë ndarje
Kosova do të jetë shtet sovran

Thaçi: Garantoj, nuk do ketë ndarje<br />Kosova do të jetë shtet sovran
KOSOVË- "Ju siguroj se nuk do të ketë ndarje të Kosovës! Nuk do të ketë autonomi! Nuk do të ketë status special! Nuk do të ketë plan "Ahtisari Plus" por do të ketë vetëm Kosovë, shtet i pavarur dhe sovran!

Kështu ka deklaruar dje, duke dhënë shumë garanci dhe siguri, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë raportimin në Kuvendin e Kosovës mbi bisedimet me Kryeministrin serb, Daçiç.

Me kërkesë të tij, Kuvendi i Kosovës u mblodh sot pasdite në seancë të jashtëzakonshme, për raportimin e bisedimeve me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç më 19 dhe 20 shkurt në Bruksel.

Kryeministri Thaci tha se këto ditë "është folur shumë për ndarje e autonomi të Kosovës; por une dua t'ju siguroj ju e gjithë spektrin politik të përfaqësuar ose jo në Kuvend, shoqërinë civile, familjet e Dëshmorëve, gjithë qytetarët e Kosovës kudo që jetojnë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës! Nuk do të ketë autonomi! Nuk do të ketë status special! Nuk do të ketë plan "Ahtisari Plus" por do të ketë vetëm Kosovë, shtet i pavarur dhe sovran!

Thaçi përmendi njërën pas tjetrës, të gjitha çështjet që kishte diskutuar në Bruksel. “Një cështje e rëndësishme”, - tha ai , - “që është diskutuar, ka të bëjë me normalizimin politik në pjesën veriore të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet tona. Kjo është cështje jashtëzakonisht komplekse.
Thelbësor është organizimi i zgjedhjeve të lira për popullsinë lokale dhe regjistrimin e popullsisë së asaj pjese. Mendoj se ne jemi treguar pragmatistë duke thënë se do ftojmë OSBE-në të organizojë zgjedhjet në këto komuna, por e theksoj: ato do zhvillohen dhe çertifikohen sipas ligjeve dhe institucioneve të Kosovës”.


“Një element tjetër është asosacioni i komunave me shumicë serbe në veri. Themeli i një mekanizmi të tillë është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet për qeverisjen lokale të Kosovës. Ky mekanizëm nuk do ketë rol legjislativ dhe ekzekutiv dhe ju garantoj se këtu heq cdo dilemë. Nuk mund të jetë zëvendësim për kuvendet komunale dhe përgjegjësitë e komunave, nuk mund të mbarten tek ky mekanizëm. Nuk do të lejojmë formimin e një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë dhe as do lejojmë Serbinë të ënderrojë për këtë. Kjo ëndërr milosheviçiane nuk do të ndodhë”.

Në përfundim, kryeministri i Kosovës theksoi se “gatishmëria e Kosovës për të hyrë në dialog me Serbinë dhe qasja jonë konstruktive, kanë krijuar një vlerë të re të saj. Nga ana tjetër, BE ka siguruar qeverinë tonë se dialogu do t’i shërbejë në proceset e integrimit europian e si rrjedhojë, Kosova është në rrugë të mirë të nënshkruaje sivjet, Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit. SHBA-të janë pjesë aktive e gjithë këtij procesi”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës