PRISHTINË- "Jemi në fazën finale të përpilimit të Buxhetit të vitit 2015", bën të ditur sot kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas tij, ky buxhet "është i vetmi në rajon që vazhdon të rritet në bazë të zhvillimit të ndjeshëm ekonomik të Kosovës, si dhe rritjes së të ardhurave".
"Buxheti do të përfshijë investime kapitale më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe rritjen e mirëqenies sociale", shkruan Thaçi në Facebook.
"Buxheti është i bazuar në rritjen ekonomike prej 4.6% dhe me vlerë totale prej 1 miliard e 670 milionë euro. Do të jemi të përgjegjshëm me paranë publike duke u fokusuar në nevojat e Kosovës për krijimin e vendeve të reja të punës", thekson Thaçi./ATSH/
/Shqiptarja.com