Thaçi: Katër ish shefat e UNMIK-ut letër UNESCO-s për përkrahje të Kosovës


PRISHTINE, 7 Nëntor/ATSH/-Zv.kryeministri dhe kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi bën të ditur se katër ish shefat e UNMIK-ut i kanë dërguar letër UNESCO-s për përkrahje të Kosovës. Sipas tij, letra e fuqishme është dëshmi e fortë e suksesit të Kosovës.
"Katër ish shefat e UNMIK-ut i kanë dërguar letër UNESCO-s ku dëshmojnë se OKB ka pasur gjithmonë parasysh të transferon kompetencat Kosovës dhe se Kosova meriton anëtarësim pas, siç thojnë ata, "50 vjet komunizëm, 10 vite shtypje dhe 18 muaj luftë"", deklaron ministri i Jashtëm kosovar.
"Letra e fuqishme është dëshmi e fortë e suksesit të Kosovës. Falënderoj Bernard Kouschner, Miachel Steiner, Søren Jessen-Petersen dhe Joachim Rücker për këtë lobim substancia", bën të ditur numri dy i qeverisë kosovare./a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social