Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi thekson se "jemi të përkushtuar të punojmë bashkarisht për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies për qytetarët tanë, duke u fokusuar në forcimin e sektorit privat, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe për forcimin e sundimit të rëndit dhe ligjit si parakusht për ambient pozitiv ekonomik".
Thaçi shprehet se, "koalicioni është i bindur se vetëm nëpërmjet forcimit të ekonomisë së tregut të lirë të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit ne do të arrijmë zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe shoqëror. Jemi të zotuar edhe për fqinjësi të mirë dhe dialog reciprok me shtetet fqinjë të Republikës së Kosovës me qëllim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon".
"oalicionion e kemi bërë duke marrë në konsideratë vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të përqafuar dhe mbrojtur vlerat civilizuese perëndimore, synimin për përmbushur të gjitha standardet dhe reformat e domosdoshme për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO, OKB, OSBE dhe ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve speciale me SHBA-të", përfundon Thaçi.