Thaçi kritikon institucionet e Kosovës: Reflektoni, po na dëmtoni me vendime dhe veprime të nxituara

Thaçi kritikon institucionet e Kosovës: Reflektoni, po na dëmtoni me vendime dhe veprime të nxituara

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas anulimit të Samitit të Parisit, ka adresuar kritika të forta në drejtim të institucioneve vendore, për të cilat thotë se “dëmtuan rëndë respektin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për Kosovën”. Thaçi tha se “partnerët ndërkombëtarë e konsiderojnë Kosovën përgjegjëse për bllokimin e dialogut, për dështimin e takimit të parashikuar në Paris dhe për shtyrjen e vendimit për liberalizimin e vizave”.

Kreu i shtetit të Kosovës tha se: dështimi i procesit të filluar në Berlin dhe anulimi i Samitit të Parisit duhet të shërbejë si reflektim nga aktorët vendor. Sipas tij: ngërçi në dialog dhe anulimi i Samitit  është hap prapa për të ardhmen europiane të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga Bashkimi Europian dhe SHBA që të mos i ndalin përpjekjet e tyre për rifillimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes paqësore. “Ngërçi në dialog dhe anulimi i Samitit të Parisit për të dy vendet, Kosovën dhe Serbinë, shënon hap prapa për të ardhmen evropiane. Prandaj, i bëj thirrje BE-së dhe SHBA-së që të mos i ndalin përpjekjet e tyre për rifillimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes paqësore”

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion

Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion