PRISHTINË, 22 Janar/ATSH/.- Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Maqedoni, është takuar sot edhe me disa zyrtarë të tjerë të institucioneve në Maqedoni.
Sipas KosovaPress, në një publikim në "Facebook", Thaçi thotë se ka marrë sigurinë se Maqedonia do ta mbështesë Kosovën në disa nisma.
"Ata më siguruan se kjo mbështetje do të jetë e vazhdueshme e posaçërisht në nismat tona konkrete për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, UNESCO dhe Partneritetin për Paqe të NATO-s", ka shkruar Thaçi në "Facebook"./m.m/