PRISHTINË, 9 Nëntor /ATSH/.-Kryeministri i Kosovë, Hashim Thaçi kujton se "si sot 25 vite më parë u rrëzua muri famëkeq i Berlinit i cili ishte simbol i ndarjes së kontinentit evropian dhe sundimit të komunizmit në gjysmën lindore të tij".
"Kjo ngjarje emblematike shënoi tatëpjetën e totalitarizmit komunist i dha fund Luftës së Ftohtë dhe nisi përhapjen dhe konsolidimin e lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut anembanë botës duke përfshirë në një kohë të dytë edhe Kosovën", shprehet Thaçi.
Megjithatë, tha Thaçi "për ne ngelet ende një mbeturinë e padukshme e atij muri të dikurshëm për të rrëzuar, bëhet fjalë për 'murin' e shengenit që ne presim ta eliminojmë sa më shpejtë nëpërmjet procesit të liberalizimit të vizave". /b.j//i.v/












