/ATSH/.- Zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë në Lubjanë, më 28 janar, për një vizitë pune,. Gjatë vizitës pritet të nënshkruajë një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Sllovenisë, raporton agjencia sllovene e lajmeve "Morel".

Thaçi në Lubjanë do të pritet nga homologu i tij slloven, Karl Erjavec, me të cilin pritet të diskutohen bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Sllovenisë, posaçërisht në sferën ekonomike, si dhe afrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Siç është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme sllovene, ministri Erjavec do t'i bëjë thirrje Thaçit që Kosova t'i vazhdojë reformat e domosdoshme, posaçërisht në fushën e bashkëpunimit me EULEX-in, ndërsa thuhet se dy shefat e diplomacive do të shkëmbejnë edhe mendimet rreth situatës në rajon.
Sipas gazetës "Ekspress", gjatë qëndrimit në Slloveni ministri i Jashtëm, Thaçi, është paralajmëruar se do të pritet edhe nga presidenti slloven, Borut Pahor, nga kryeministri Miro Cerar, si dhe nga kryetari i Parlamentit, Milan Brglez