/ATSH- I. Vata/-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në Facebook flet për fjalimin e Papa Francesko në Turqi, ku fokusohet tek të drejtat e besimit për një paqe afatgjatë në botë.
"Lexova fjalimin mbresëlënës të Papa Francesko në Turqi. Fjalimi i urtë i Kreut të Kishës Katolike u lexua në Turqinë që sot është me shumicë muslimane, por që ishte historikisht edhe vatër e vjetër shume feve dhe kulturave. Papa Francesko fokusohet në respektimin e të drejtave fundamentale të njeriut, por edhe ushtrimit të fesë si bazë për paqe afatgjate në botë", shkruan ai.
"Kosova ka rrënjë të shëndosha të tolerances shekullore ndërfetare, por duhet punuar edhe më shumë nga të gjithë ne, që Kosova të mbetet si fole e shumë komuniteteve, të mëdha dhe të vogla, që të gjitha kanë rol dhe hise në Kosovën e re. HTH", shkruan Thaçi, duke e shoqëruar postimin e tij me një foto të Atit të Shenjtë.
/Shqiptarja.com