Thaçi: Shqipëria kandidate e BE-së, inkurajim dhe shtysë për aspiratat euroatlantike të Kosovës
PRISHTINË, 25 Qershor /ATSH-Behlul Jashari/.-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së qeverisë përgëzoi Republikën e Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama dhe gjithë spektrin politik dhe shoqëror të shtetit shqiptar, nga dje kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Pa dyshim ky është një lajm shumë i mirë, lajmi më i mirë i mundshëm për […]
Mbledhja e qeverisë së Kosovës
PRISHTINË, 25 Qershor /ATSH-Behlul Jashari/.-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së qeverisë përgëzoi Republikën e Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama dhe gjithë spektrin politik dhe shoqëror të shtetit shqiptar, nga dje kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
"Pa dyshim ky është një lajm shumë i mirë, lajmi më i mirë i mundshëm për Shqipërinë, për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët. Dëshiroj edhe njëherë të uroj të gjithë qytetarët e Shqipërisë, gjithë shqiptarët, për këtë sukses historik. Çdo shqiptar ndihet krenar me këtë arrije", theksoi kryeministri Thaçi.
Kreu i qeevrisë kosovare ritheksoi se edhe Kosova, si një shtet i ri, i mundësive të mëdha, i njohur nga 106 shtete, mbetet e përkushtuar që të punojë drejt përmbushjes së standardeve euroatlantike, që të anëtarësohet sa më shpejt në NATO dhe Bashkim Evropian.
"Kjo është aspirata jonë, ky është qëllimi dhe vizioni ynë dhe kjo është e drejta jonë. Unë dua të besoj se marrja e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE nga Shqipëria, do të jetë edhe një inkurajim i ri dhe shtysë edhe për aspiratat euroatlantike të shtetit të Kosovës", u shpreh kryeministri Thaçi.
Ai uroi dhe përgëzoi edhe të gjitha institucionet që janë duke u marrë me procesin e menaxhimit pas zgjedhor,
KQZ-në dhe gjithë mekanizmat tjerë, për punën që vlerësoi se janë duke e bërë në afat rekord, për të përmbyllur edhe këtë fazë të procesit elektoral, pas organizimit të zgjedhjeve më të mira të pas luftës në Kosovë, të zgjedhjeve të lira, demokratike dhe transparente.
"Është arritur standardi më i lartë perëndimor, evropian. Tani natyrisht presim çertifikimin e rezultatit zgjedhor dhe përgjigjet e Gjykatës Kushtetuese në pyetjet e parashtruara nga presidentja e Kosovës, Jahjaga dhe pastaj partia fituese dhe koalicioni do të fillojë konkretisht të punojë për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës", tha kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë./k.s/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.3%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7900
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 1400 emigrantë brenda 17 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32