/ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se sipas Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, jo më shumë se 60 kosovarë janë tani në Siri dhe Irak, në krahasim me mbi 100 vetëm një vit më parë.
KosovaPress i referohet një shkrimi autorial të Thaçit të publikuar sot në Die Presse, ku ka theksuar se duhet bërë më shumë duke i angazhuar prindërit, të cilët nuk duan që fëmijët e tyre të humbin jetën në shkretëtirat e Lindjes së Mesme.
"Ne duhet të flasim me fqinjët tanë për t'i ndërprerë linjat ndërkombëtare të komunikimit ndërmjet ekstremistëve dhe duhet të punojmë për të përmirësuar perspektivën ekonomike të të rinjve. Këto sfida kërkojnë një qasje kolektive dhe një fushatë të integruar", ka thënë ai.
Duke iu referuar konferencës antiterrorizëm të organizuar në Austri, Thaçi shkruan se, mirëpret këtë nismë të Austrisë që erdhi në kohën e duhur. "Ne kemi ndjekur me vëmendje debatin në Austri dhe gjithashtu po punojmë drejt adoptimit të disa masave në shtetin tonë për të siguruar që interpretimet ekstremiste të fesë nuk e sfidojnë qëllimin kryesor të të gjithë qytetarëve të Kosovës, anëtarësimin në BE dhe NATO", tha ai.
"Ne jemi një vend në të cilin shumica e popullsisë deklarohen myslimanë, por ne jemi po ashtu një shoqëri shumë sekulare me një traditë të gjatë të tolerancës ndërfetare. Myslimanët, katolikët, ortodoksët si dhe komunitetet më të vogla hebraike dhe protestante kanë lulëzuar në Kosovë për shekuj me radhë. Nuk ka qenë asnjëherë e pazakontë që myslimanët të vizitojnë objektet fetare të krishtera ose që të krishterët të vizitojnë teqetë për të kërkuar kurime për sëmundje të caktuara, edhe në kohëra të tragjedive personale", shkruan Thaçi.
Lufta e Kosovës më 1999 nuk ishte një luftë fetare, vijon ai, duke shtuar se ajo ishte një luftë e shkaktuar nga represioni etnik dhe politik. "Ngjashëm, shpallja e pavarësisë së Kosovë, nuk është mbështetur në krijimin e një shteti homogjen etnik ose fetar, por është bazuar në një model qytetar dhe një shtet qytetar që e kemi ndërtuar pas negociatave të gjata këtu në Vjenë të lehtësuara nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari".
Thaçi e konsideron një detyrim kushtetues, që të siguroj mbrojtjen e përhershme të të gjithë trashëgimisë fetare në Kosovë. "Ne kemi parë në Kosovë krijimin e grupeve të vogla që kërcënojnë tolerancën historike ndërfetare dhe janë bërë eksponentë të diskursit ekstremist global. Ky zhvillim na ka trazuar, meqë e kuptojmë se Kosova do të vështrohet me një vëmendje të posaçme nga partnerët tanë evropianë dhe ne duhet të punojmë edhe më shumë se vendet e tjera për t'i siguruar partnerët dhe fqinjtë tanë se Kosova nuk është një eksportuese e problemeve por e nismave për paqe", shkruan Thaçi.
Ai thekson se, Kosova së fundi ka miratuar një ligj të ri që parashikon dënimin deri në 15 vjet burg të të gjithë kosovarëve që marrin pjesë në luftëra të huaja.
"Policia e Kosovës ka arrestuar edhe mbi 45 të dyshuar të përfshirë në trajnimin apo dërgimin e të rinjve në zona të luftës në Siri. Gjithashtu, janë arrestuar edhe imamë të caktuar që kanë nxitur gjuhë të urrejtjes apo që kanë rekrutuar të rinj kosovarë në luftëra jashtë vendit. Ne kemi organizuar konferenca ndërkombëtare ndërfetare që janë vlerësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, si një kontribut jashtëzakonisht pozitiv", vijon Thaçi.
Thaçi shkruan më tej se, "si rezultat i përpjekjeve tona, ne kemi parë një rënie të numrit të kosovarëve pjesëmarrës në luftë në Siri". "Sipas shërbimit tonë informative, jo më shumë se 60 kosovarë janë tani në Siri dhe Irak, në krahasim me mbi 100 vetëm një vit më parë", thakson ai.
"Por, duhet bërë më shumë", shkruan më tej Thaçi. "Ne duhet të flasim me fqinjët tanë për t'i ndërprerë linjat ndërkombëtare të komunikimit ndërmjet ekstremistëve dhe duhet të punojmë për të përmirësuar perspektivën ekonomike të të rinjve. Këto sfida kërkojnë një qasje kolektive dhe një fushatë të integruar. Ne jemi të gatshëm për t'iu bashkuar Austrisë në përpjekjet tona për të ruajtur paqen në kontinentin tonë dhe që feja të mos bëhet një çështje që na ndanë, por të jetë një vlerë që na bashkon në përpjekjet globale për paqe". përfundon Thaçi shkrimin e tij për Die Presse.
/Shqiptarja.com