Inez Hajrulla
SPAK ka lëshuar 7 urdhër arreste, pas zbardhjes të disa ngjarjeve kriminale dhe trafikut të drogës. Mes tyre është lëshuar urdhër arrest për Inez Hajrullën, i njohur ndryshe edhe si i forti i Vlorës. Burime thonë se Hajrulla nuk është gjetur në bazën e tij në Orikum ku edhe po ushtrohen kontrolle. Mes urdhër arresteve, është edhe emri i Ervis Matodashaj. Të dy i kanë shpëtuar operacionit të SPAK.
Sipas burimeve të Report Tv, 2 prej personave që është lëshuar urdhër arrest iu është komunikuar në qeli, 3 të tjerë rezultojnë se ndodhen jashtë shtetit. SPAK ka zbardhur 2 vrasje dhe episode të trafikut të drogës.
Lajmi kryesor:
SPAK aksion në Vlorë/ 7 urdhër arreste, mes tyre edhe për Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, i shpëtojnë operacionit! Zbardhen 2 vrasje e episode trafiku droge









