Thaci: Statusi special për veriun
e Kosovës, i papranueshëm

Thaci: Statusi special për veriun<br />e Kosovës, i papranueshëm
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi me gazetarë serbë ka theksoi se propozimi që veriu i Kosovës të fitoj status special është i papranueshëm edhe se zgjidhja e vetme është implementimi i Planit të Ahtisaarit.

“Nuk do të ketë as autonomi as status special, por afirmim dhe respektim të të drejtave të qytetarëve të veriut të Kosovës, të cilët vet do të zgjedhin liderët e tyre, me të cilët do të cilët pastaj do të bisedojmë ne në Prishtinë”, ka thënë Thaçi, raportojnë mediat serbe.

Sipas mediave serbe, Kryeministri i Kosovës u ka thënë gazetarëve serbë, se mbështet rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila njeh integritetin territorial të Kosovës në përputhje me standardet europiane.

Kryeministri Thaçi, ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të vazhdojë dhe se Prishtina është angazhuar për këtë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online