PRISHTINË - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shprehën sot se Kosova dhe gjithë Ballkani, e kanë të ardhmen e sigurtë në familjen euro-atlantike
Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi theksoi se "sapo përfundova takimin me mikun tim dhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai shprehu vlerësimin e madh për luftën tonë kundër ekstremizmit dhe përshëndeti aprovimin e sotshëm të ligjit kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra të huaja. Po ashtu biseduam edhe për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, si dhe integrimin në Partneritet për Paqe dhe NATO. U pajtuam që me hapa pragmatikë dhe të koordinuara, Kosova si dhe tërë Ballkani, e kanë të ardhmen e sigurtë në familjen euro-atlantike./ATSH/
/Shqiptarja.com