Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ditën sotme ka takuar delegacionin e këshilltarëve të presidentit francez Macron dhe të Kancelares gjermane Merkel.
Gjatë takimit Thaçi ka vlerësuar se angazhimin e Francës dhe Gjermanisë për integritetin e Kosovës si dhe përpjekjet e këtyre shteteve për të gjetur një rrugë për të rinisur negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi për sa i përket nisjes së dialogut është shprehur se duhet të vazhdojë por të mos pritet që taksa të hiqet ndaj Serbisë.
“Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”, ka thënë Thaçi.
Thaçi takohet me këshilltarët e Merkel e të Macron: Pro negociatave me Serbinë por pa hequr taksën
Komento