Thaci uron Berishën
për festën e pavarësisë

Thaci uron Berishën<br />për festën e pavarësisë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci i dërgoi sot një urim homologun shqiptar, Sali Berisha, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Thaçi shprehet se Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është ngjarje e rrënjosur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar, që ngjall ndjenjat e krenarisë, frymëzimit dhe rrit vetëdijen politike, kulturore dhe demokratike tek shqiptarët kudo që jetojnë.

Urimi i Thacit

Shkelqësia Juaj, z. Sali Berisha,

Edhe një vit mbushet një shekull nga akti më i rëndësishëm i historisë së kombit shqiptar, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, duke kurorëzuar përpjekjet e parreshtura të popullit tonë për liri dhe mëvetësi.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, Festa e Flamurit, është ngjarje e rrënjosur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar, që ngjall ndjenjat e krenarisë, frymëzimit dhe rrit vetëdijen politike, kulturore dhe demokratike tek shqiptarët kudo që jetojnë.

Festa e Flamurit ishte një ndër ngjarjet që ka frymëzuar breza të tërë në përpjekjet për liri dhe çlirim të Kosovës, luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arritjen e lirisë dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 18 shkurt 2008.

Në 99 vjetorin e Pavarësisë, Republika e Shqipërisë hyn si shtet i konsoliduar, anëtar i NATO-s, me të drejtën e liberalizimit të vizave si dhe me një infrastrukturë që e çon të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Shqipëria, një shtet me perspektivë të zhvillimit ekonomik, është duke luajtur rol të rëndësishëm në rajon, si shembull i fqinjësisë së mirë, paqes, stabilitetit, partneritetit dhe bashkëpunimit.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e Shqipërisë, në të gjitha periudhat historike, duke iu gëzuar të arriturave të shtetit shqiptar, mirëqenies ekonomike të qytetarëve të saj, afirmimit dhe përparimit të përgjithshëm në të gjitha fushat e jetës.

Zoti Kryeministër,

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të të gjithë qytetarëve të saj , t’Ju përgëzoj në 99 vjetorin e Ditës së Flamurit, me urimin e thellimit të fitoreve dhe sukseseve të popullit shqiptar.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme