/ATSH/.- Zëvëndëskryeministri i Kosovës njëkohësisht ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi deklaroi të premten se "vizita e tij e ardhshme në Beograd do t'i shërbejë thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Serbi".
Në një intervistë për Deutsche Welle, Thaçi konfirmoi se është ftuar nga një organizatë rinore joqeveritare me seli në Beograd, me rrjet në rajonin tonë dhe më gjerë. "Në kuadër të pjesëmarrjes së disa personaliteteve nga OJQ të ndryshme, por edhe njerëz të politikës nga rajoni dhe më gjerë, unë kam konfirmuar pjesëmarrjen", shtoi ai.
Sipas Thaçit, "kjo vizitë është një mundësi e mirë e thellimit të bashkëpunimit, apo një përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe do të ishte një mesazh i mirë si për Kosovën edhe për Serbinë, por edhe për paqen, stabilitetin e bashkëpunimin rajonal dhe një mesazh i pajtimit ndërmjet popujve tanë".
"Ne kemi kaluar tashmë prej tre vitesh, një kohë të gjatë së bashku në Bruksel, duke punuar për të mirën e vendeve dhe popujve tanë me një angazhim të lartë të baroneshës Catherine Ashton, tani edhe të zonjës Mogherini. Ndaj edhe konfirmimi im për të marrë pjesë në këtë konferencë në Beograd, për bashkëpunimin, paqen dhe pajtimin e Kosovës dhe Serbisë edhe në rajon, është një konfirmim i vullnetit tonë të mirë. Është e drejtuar për interesin e të gjithëve dhe për të ardhmën e vendeve tona", shtoi ai.
I pyetur mbi paralajmërimet e autoriteteve serbe se në Serbi akoma ekziston dhe është në fuqi një urdhër arresti ndaj tij, Thaçi tha se "ajo periudhë e errët edhe për Serbinë edhe për rajonin ka kaluar".
"Tashmë jemi në një rrethanë të re. Në atë periudhë ka pasur urdhër arreste ndaj shumë personaliteteve botërore dhe rajonale, në kuadër të tyre kam qenë edhe unë. Tashmë kemi një lidership të ri në Beograd dhe ajo që shoh në takimet e Brukselit është për një shpresë dhe vullnet për integrimet euroatlantike", tha Thaçi.
Ai shprehu vullnetin për të bashkëpunuar me lidershipin në Serbi, për një rajon paqësor, bashkëpunues, për një fqinjësi të mirë dhe për të ardhme të sigurt euroatlantike.
I pyetur mbi ecurinë e dialogut mes dy vendeve, Thaçi tha se "në datën 21 prill do të vijojnë negociatat në Bruksel për të diskutuar për kodin telefonik, i cili do të jetë sipas standardeve evropiane dhe do të jetë në përputhshmëri me realitetin e ri kosovar". Ndaj, sipas Thaçit, do të ketë edhe tema të reja, ndërsa do të punohet që të vazhdojë zbatimi i marrëveshjeve të kaluara, në veçanti sistemi i drejtësisë që ka filluar edhe konkretisht.
Thaçi iu përgjigj gjithashtu edhe interesimit të Deutsche Welle mbi reagimin ndërkombëtar që shkaktoi deklarata e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se "nëse Bashkimi Evropian nuk e merr në gjirin e saj edhe Kosovën, atëherë Shqipëria dhe Kosova janë të detyruara të mendojnë për bashkim klasik".
Thaç theksoi se kryeministri Rama është keqinterpretuar, dhe se ai është një lider reformator dhe lideri evropian i Shqipërisë. "Ne punojmë maksimalisht për të ardhmen evropiane të Kosovës edhe Shqipëria ka të ardhme të sigurt evropiane, ne po punojmë që ky vit të jetë viti evropian për Kosovën, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave dhe në marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe në aplikimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ndërsa ne të gjithë punojmë që të bashkohemi në familjen e madhe evropiane", shtoi ai.
Thaçi vlerësoi gjithashtu vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale. "Kosova këtë rrethanë të re duhet ta shndërrojë në një përparësi, në një ecje përpara, në një thellim të ri të partneritetit me SHBA-së, Bashkimin Evropian dhe NATO-n", tha ai.
Ndërsa lidhur me protestën e paralajmëruar nga partitë opozitare, Thaçi shtoi se "pushteti në Kosovë është me legjitimitet të plotë qytetar, i dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike me rezultat të pranuar nga i gjithë spektri politik kosovar, dhe me një vlerësim shumë të lartë ndërkombëtar të organizimit të zgjedhjeve.
"Kosova ka një opozitë të dhunshme, ka një opozitë reaguese, një opozitë me tendenca konfrontuese dhe në asnjë rrethanë ballafaquese alternativash apo idesh dhe mendoj se kjo nuk është e shëndetshme për vet opozitën kosovare". tha ai.
/Shqiptarja.com