Thaçi vizitë në Shqipëri, takime me
kryeministrin Rama e Presidentin
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas pak ditësh pritet të fillojë një turne ballkanik. Thaçi, i cili njhëherësh është edhe zëvendëskryeministër i Parë i Republikës së Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe Shqipëri, dhe në të dyja këdo vende do të ketë "agjendë presidenciale", pasi në Podgoricë do të takohet edhe me preisdentin malazez, ndërsa në Tiranë një takim do ta ketë edhe me presidentin shqiptar.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas pak ditësh pritet të fillojë një turne ballkanik. Thaçi, i cili njhëherësh është edhe zëvendëskryeministër i Parë i Republikës së Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe Shqipëri, dhe në të dyja këdo vende do të ketë "agjendë presidenciale", pasi në Podgoricë do të takohet edhe me preisdentin malazez, ndërsa në Tiranë një takim do ta ketë edhe me presidentin shqiptar.
Sipas mediave zëvendëskryeministri tashmë e ka të konfirmuar vizitën zyrtare në Mal të Zi me 15 dhe 16 janar. Sipas gazetës Vijesti, Thaçi do ta ketë nderin që në Podgoricë ta presin i gjithë lidershipi shtetëror, prej homologut të tij, Igor Lukshiq, i cili është njëherësh edhe zëvendëskryeministër, e deri tek kryeministri Milo Gjukanoviç dhe presidenti Filip Vujanoviq.
Shefi i diplomacisë kosovare gjatë qëndrimit në Podgoricë do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç.
Agjenda e cila në shikim të parë duket presidenciale për nga natyra e takimeve do të përfundon me vizitë Ulqinit ku Thaçi do të takohet me tërë lidershipin shqiptar atje. Kjo është njëherësh edhe vizita e parë ndonjëherë e Thaçit në Ulqin.
Ndërkohë sipas burimeve të mediave në Kosovë, përpara vizitës në Mal të Zi, kryediplomati Thaci do të vizitojë Shqipërinë.
Ai do të takohet në Tiranë me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Sali Berisha.Gjatë muajit janar vizitat Tiranës dhe Podgoricës vijnë pas vizitave që Thaci ka bërë në Bruksel dhe Strasburg ku arriti të takohet me të gjithë krerët e institucioneve europiane, duke përfshi krerët e Këshillit të Europës, komisionerën për Punë të Jashtme, Frederica Mogherini dhe Serketarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.6%
-
Njësoj
17.8%
Vota total: 2402
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18