/ATSH/.-Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm kosovar, njëkohësisht kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, e vlerësoi sot fjalimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, para Kuvendit të Kosovës si një fjalim frymëzues me mesazhe të qarta.

"Në fjalën e saj ajo paraqiti në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë shqetësimet më të mprehta të shoqërisë sonë, domosdoshmërinë për vazhdimin e reformave dhe nismave konkrete për të adresuar nevojat e vendit si dhe përgjegjësinë e madhe që rëndon mbi supet e klasës sonë politike për shkaktimin e ngërçit politik", shprehet Thaçi.
"Përfitoj nga ky rast të shpreh mirënjohjen ndaj Presidentes Jahjaga, jo vetëm për këtë fjalim të vlefshëm, por edhe për rolin dinjitoz që ajo ka luajtur në kapërcimin me sukses të krizës politike pas zgjedhjeve duke hapur rrugën e dialogut ndërpartiak dhe duke garantuar respektimin e kushtetueshmërisë dhe procedurave demokratike të shtetit tone", përfundon Thaçi postimin në Facebook