Thahet Yzberishti, 20 ditë pa ujë
Banorët kërcënojnë me protesta

Thahet Yzberishti, 20 ditë pa ujë<br />Banorët kërcënojnë me protesta
TIRANE - Zona e Yzberishtit në Tiranë prej më shumë se 20 ditësh vuan mugesën e ujit të pijshëm. Kjo situatë ka detyruar banorët e kësaj zonë çdo ditë të hipin dhe të zbresin shkallët e pallatit për të shkuar të furnizohen me ujë. Banorët shprehen se u janë drejtuar edhe organeve kompetente për zgjidhjen e kësaj situate, por problemi ende nuk ka marrë zgjidhje. “Kemi shkuar të ankohemi te ujësjellësi, na thonë do e zgjidhim por deri tani asgjë nuk po shohim të zgjidhet. Nuk e dimë si do ja bëjmë, e gjithë vera është përpara” shprehet një banore.

Banorët thonë se e gjithë kjo situatë ka ardhur pasi linja që furnizon lagjen e tyre shkon për në plazhin e Durrësit. “Anjëherë nuk na kanë thënë një arsye të vërtetë pse mungon uji, po thonë se linjën e ujit që na furnizon ne e kanë ndërprerë dhe ujin e çojnë në plazhin e Durrësit” shprehet një nga banorët. Ata thonë  se mungesa e ujit të pijshëm ka filluar të shfaqet që pas 23 qershorit. “Që pas zgjedhjeve këtu nuk ka pasur ujë. Para tyre kishin merakun e votave na i sillnin noramlisht, me orar por kishim.

Tani nuk kemi parë pikën e ujit të na pikojë në çezma” shprehet një banore, e cila me bidonë në duar po shkonte të mbushte ujë. Banorët nga ana tjetër shprehen se kanë kontrata të rregullta dhe se janë treguar korrekt me pagesën e faturave të ujit. Ndër të tjera, ata thonë se për problemin e tyre i janë drejtuar drejtorit të përgjithshëm të Ujësjellësit. “Do na shpërthejë ndonjë epidemi, se nuk kanë njerëzit me çfarë të lahen dhe të pastrohen. Vërtet që gjendja këtu është shumë alarmante dhe e keqe” shprehen banorët.

Banorët e kësaj lagjeje, disa herë në ditë dalin me bidonë për të mbushur ujë në vendet më të afërta që kanë ose në rastin më të keq edhe e blejnë me botet që shpërndajnë ujë. “Si ja bëjmë? Mbushim ku të mundemi ujë. Por në shumicën e rasteve e blejmë te ata botet që  sjellin ujë. Se nuk kemi çfarë të bëjmë, vetëm të qelbemi. Ngjisim çdo ditë nga 9 kate me ujë në krah. Pse shtet është ky, që nuk na furnizon as  me ujë. Por këtu në vendin tonë si çdo gjë tjetër askush nuk e vret mendjen për popullin.

Vetëm për zgjedhje mendohen”. Problemi nuk është i ri për banorët e Yzberishtit, të cilët banojnë në pallate të reja, të ndërtuara në territorin e komunës Kashar por nën administrimin e Bashkisë Tiranë, ku banorët derdhin detyrimet dhe taksat. “Edhe vitin që shkoi kemi pasur problem me ujë por jo kaq sa ta blinim. Vitin që shkoi të paktën na vinte uji një orë në ditë sa mbushnim depozitat. Këtë muaj nuk na ka ardhur fare.

Kanë zënë çezmat ndryshk” thonë ata. Banorët pralajmërojnë se nëse problemi i tyre nuk zgjidhet ata do të protestojnë. “Nëse nuk na zgjidhin problemin me ujin e pijshëm, ne do protestojme duke bllokuar rrugën” shprehen banorët. Problemi i ujit të pijshëm, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit ne periudhën e verës bëhet më evident. Ndërsa masat e marra për të parandaluar këtë situatë janë të pakta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
                       
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore