'Thanë që morëm lekët dhe i çuam në Surrel, por ne ndërtuam një botë të re', Rama i dorëzon çelsat e shtëpive 244 familjeve në Fushë-Krujë: Me ata ke sherrin me ne punën

“Me ata ke sherrin me ne ke punën. Do shtëpi hajde me ne, do sherrin ik te ato.", këto ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama nga Fush-Kruja teksa po i dorëzon çelat e banesave të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 244 familjeve që do të festojnë në ngrohtësinë e shtëpisë këtë vit të ri.

Kryeministri nuk ka fshehur lumturinë se pak nga pak të gjithë familjet e "goditura" nga tërmeti i 26 nëntorit po sistemohen nëpër shtëpi të reja dhe me kushte evropian, duke mos harruar batutën e tij të përhershme për bravat.

"Jam shumë krenar që sot dhe në vijmë për çdo çelës që i jepet familjeve, provohet e vërteta, sepse çdo shtëpi është falas. Ju mund t'i mbani, t'i shisni, t'i jepni me qira vetëm për bravat duhet të bëni kujdes se mekohët që kanë ardhur, bravat mund të bllokohen.", tha ai.

Rama gjatë fjalës së tij nga Fushë-Kruja tha se gjatë gjithë kësaj kohe që po punohej për ndërtimin e shtëpive, "kanë dëgjuar llafe", duke shtuar me batutë se është diskutuar se edhe lekët janë çuar në Surrel.

"Ne çfarë nuk kemi dëgjuar! Kemi dëgjuar që u mblodhën lekët e botës, u futën në një thes dhe thesin e orën ne dhe e çuam në Surrel. Pastaj kemi dëgjuar që s'ka mundësi të bëhen falas, se falas nuk i ka bërë askush.", tha ai.

Kryeministri ka denoncuar gjyqtarin që sipas tij po mban peng procesin e rindërtimit në Laç, duke thënë se ai i ka dhënë sigurim padie dikujt për interesat e tij personale.

"Fushë Kruja sot duket sikur është botë e re. Por puna në fund të shpërblen dhe vepra në fund flet vetë dhe fjalët të gjitha i merr era. Kemi pasur jo pak probleme për të sistemuar njëherë pronën. Kemi pasur jo pak probleme për të sistemuar pronën, një pjesë publike, një pjesë private. Sa mbaronte ajo dilte një tjetër. Ne na është dashur të përballemi si shtet me hallet dhe problemet si një familje e zakonshme. Sot që flasim në Laç nuk po arrijmë dot të fillojmë të gjitha pallatet sepse ka dalë një gjykatës dhe i ka dhënë një sigurim padie njërit sepse që rri atje ka marrë gjithë lagjen peng ka një dyqan ai a nuk e di çfarë ka dhe mban peng. Dhe në Krujë lart ju shohin ju poshtë dhe thonë u bënë këta të futen në shtëpi para nesh. Por duhej sistemuar gjithë prona. Është një lagje e re edhe atje që ka filluar tani më në fund. Në dy vjet u fut në mes pandemia”, u shpreh Rama.

Në fund të fjalës së tij i ka uruar "Gëzuar festat familjeve".

“Me ata ke sherrin me ne ke punën. Do shtëpi hajde me ne, do sherrin ik te ato. Ju uroj me gjithë zemër ta gëzoni shtëpinë, të jetë viti i ri kështu siç po fillon për të gjithë ju i mbarë. Ky vit qoftë me shëndet për të gjithë familjet, fëmijët, të moshuarit, për vjehrrat padiskutim, vjehrrin, krushqit dhe të gjithë komunitetit”, tha Rama.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 31/12/2021 06:00

    Sido qe te flase dhe per cfardo qe te flase, nje gje eshte e qarte: rrugaceria ne komunikim sa me shume kohe kalon aq me e theksuar eshte. Kaq vite ne pushtet edhe nje gomar do pelliste ne shqip me me etike!

    Përgjigju
  • Enver Hoxha: 30/12/2021 23:21

    Kurrë ndonjëherë, në asnjë vend të botës, ku kanë rënë e bien tërmete, nuk është parë që, brcnda pesë muajve, të ndërtohen aq shtëpi banimi sa të futet brenda një popullatë e barabartë me atë të dy qyteteve të mëdha, siç janë Durrësi dhc Vlora të marra së bashku, pra të ristrehohen në shtëpi moderne, më të mira se ç’i kishin, afër 100 mijë banorë.

    Përgjigju
  • Leka: 30/12/2021 18:27

    Bravo gjigandi Rama! Banditat e PDse& LSIse te pelcasin nga puna juaj o Gjigand!Suksese ne punet tuaja per zhvillimin e shtetit Shqiptare.

    Përgjigju
  • Lrka: 30/12/2021 18:22

    Ka bo nje pune gjigandi Rama! Sikur te ishte per kriminelin Berisha ne barake do rrisht me vite!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë