Thatësirat, Britania emergjencë
për furnizimin me ujë të pijshëm

Thatësirat, Britania emergjencë<br />për furnizimin me ujë të pijshëm
Britania e Madhe po përballet me ditët më të nxehta të qershorit në 176 vitet e fundit, ndërkohë që është përfshirë nga gjendja e emergjencës sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. 

Affinity Water, që furnizon 3.6 milion shtëpi në Londër dhe në Qarqet Kryesore pranon se me mijëra shtëpi vuajnë nga kufizimet e ujit të pijshëm si pasojë e kërkesës së madhe për konsum dhe thatësirës që e ka përfshirë këtë kohë.

Sipas zyrtarëve britanikë, familjet e kanë rritur kërkesën për konsumim të ujit të pijshëm me 50 për qind më shumë sesa në kohën e pikut, ndërsa i kanë bërë thirrje qytetarëve që të ulin përdorimin e panevojshëm.

"Për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë që po përjetojmë, kërkesa në rrjetin tonë është rritur ndjeshëm," tha një zëdhënës i Affinity.

"Ne po u kërkojmë klientëve të na ndihmojnë duke përdorur ujë me mençuri, për të ulur kërkesën në rrjetin tonë. Kjo do të ndihmojë për të siguruar se ka ujë të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e domosdoshme, siç janë pirja, larja dhe gatimi ". 

Parashikuesit e  motit, parashikojnë se temperaturat në Solsticin e Verës mund të rivalizojnë ato të vendosura në qershor 1976, ku merkuri arriti në 96F (35.6C) në Southampton, temperatura më e lartë për muajin që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 1841.

Zyra e “MET” lëshoi ​​alarmin e dytë më të lartë për Anglinë, një paralajmërimi nivelit tre - vetëm një nivel pas atij të një emergjence kombëtare.

britania thatsire

Edhe në Yorkshire është shpallur gjendja e emergjencës si pasojë e temperaturave të larta mbi mesataren e 100 viteve të fundit, ndërsa është rritur së tepërmi konsumimi i ujit të pijshëm. Për të përballuar situatën dramatike, zyrtarët më të lartë të Yorkshire u kanë kërkuar banorëve mirëkuptim për të kursyer përdorimin e ujit të pijshëm.

Të gjitha vendet e Europës, mes tyre edhe Itali, Irlanda etj, janë përfshirë nga vala e nxehtit ndërsa janë përballur me një krizë të furnizimit me ujë të pijshëm duke i detyruar autoritetet që të marrin masa ekstreme për përballimin e situatës.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime