"The Economist": Maqedonia
përballë rrezikut të konfliktit
Tensionet me politikanët shqiptarë në Maqedoni mund të degjenerojnë në konflikt, paralajmeron “The Economist”.
![](https://shqiptarja.com/foto/276919_1.jpg)
përballë rrezikut të konfliktit">
Tensionet me politikanët shqiptarë në Maqedoni mund të degjenerojnë në konflikt, paralajmeron “The Economist”.
E përjavëshmja prestigjoze britanike analizon interesin e politikanëve perëndimore për Shkupin, deklaratat polemizuese ruse dhe afrimin e luftës së trumpetuar nga gazetat serbe.
Ngërçi nisi me grindjen për koalicion kur BDI-ja vendosi që të mos bashkëpunonte më tej me VMRO-DPMNE-në dhe u përshkallëzua nga refuzimi i Gjorgje Ivanovit për t’i dorëzuar mandatin LSDM-së me argumentin se kërkesat e shqiptarëve do të “shkatërrojnë” vendin.
Por, duke u thelluar më tej në situatën që ka bllokuar jetën politike të Maqedonisë, “The Economist” shkruan se kriza politike i ka rrënjët që në vitin 2015, kur LSDM-ja filloi të publikojë përgjimet e paligjshme që përfshinë Nikolla Gruevskin.
Për këtë arsye u krijua Prokuroria Speciale Publike dhe mbështetësit e VMRO-së kaluan në akuza ndaj George Soros për konspiracion ndaj Maqedonisë. Pretendimeve të ngjashme nuk i ka shpetuar as vetë Federica Mogherini.
Sipas Radmila Sekerinska, zv.kryetare e social-demokratëve është vetë Gruevski ai që e nxiti krizën në momentin kur kuptoi se mund të humbiste pushtetin, e kjo do ta linte të ekspozuar ndaj hetimeve të Prokurorisë Speciale.
Ahmeti vazhdon “The Economist”, paralajmëron që mosmarrëveshjet të mos kthehen nga politike në përplasje të karakterit etnik dhe mohon çdo plan të Shqipërisë së Madhe.
Rusia, sipas saj, është ajo që po ndez gjakrat në Ballkan. Mënyra më e mirë për të dalë nga kjo gjendje, përfundon artikulli mbetet përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, e këtu i urojmë fat!
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
25.8%
-
Njësoj
15.1%
-
Më keq
59.1%
Vota total: 4013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
'Shuhet' dashuria! Divorci i çiftit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pranë dorëzimit në gjykatë
1 Gusht, 19:59
-
INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat
1 Gusht, 19:51
-
Paris 2024/ Zhgënjen numri një në botë, një kineze mund Suiatek në tenis
1 Gusht, 19:34
-
Stresi/ Ndikimi i tij tek truri i njeriut! Mënyrat më të mira si ta mposhtni atë
1 Gusht, 19:22
-
Ish-Presidenti Trump ngjall reagime me komentet për identitetin e Nënpresidentes Harris
1 Gusht, 19:17
-
Greqi/ Familja shqiptare përfshihet në aksident automobilistik, humb jetën gruaja! Bashkëshorti dhe vajza në spital
1 Gusht, 18:45
-
Paris 2024/ Boksierja italiane dorëzohet pas 46 sekondash, përballë kishte një 'mashkull biologjik', reagon Meloni: E padrejtë
1 Gusht, 18:41
-
VIDEO/ Chelsea fiton 3-0 në miqësore, Armando Broja luan 27 minuta
1 Gusht, 18:32
-
Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit
1 Gusht, 18:21
-
Zbërthimi i rrjetit kriminal të vëllezërve Çopja, Europol: Goditet grupi famëkeq shqiptar! Gjatë ditës së aksionit 3 ekspertë u vendosën në Tiranë
1 Gusht, 18:19
-
Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj
1 Gusht, 18:00