The Economist: Në 2012
rritja ekonomike 1.9 %

The Economist: Në 2012 <br />rritja ekonomike 1.9 %
TIRANE- Ekspertët ndërkombëtarë, pjesë e grupit “The Economist” japin parashikime jo shumë pozitive sa i përket Shqipërisë. Në vlerësimin mujor të Economist Intelligence Unit (EIU) shkruhet për Shqipërinë se rritja ekonomike  në 2012 do të jetë më e ulët në 2011, dhe se janë të pakta shanset për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 2013, “Që të ndodhë një gjë e tillë qeveria dhe opozita duhet të angazhohen në një dialog për të shpejtuar reformat.”

JA VLERËSIMI I ECONOMIST INTELLIGENCE UNIT (EIU)
“Qeveria e cila mori drejtimin në shtator të 2009, pritet të jetë më pak e qëndrueshme, se më paraardhësit, pasi ka një maxhorancë të vogël. Kryeministri Sali Berisha dhe partia e tij Demokratike do tu duhet të mbështeten në përkrahjen e gjatë të kundërshtarit të tyre politik Ilir Meta, Lëvizja Socialiste për Integrim, është partnerja e vogël në koalicion. Pozicioni i LSI-së do të mbetet i pasigurtë, për shkak të Metës, i cili që prej janarit të 2011 po përballet me akuzat për korrupsion. Shqipëria ka pak shanse për tu bërë kandidate e BE-në në fund të 2013. Që të ndodhë një gjë e tillë qeveria dhe opozita duhet të angazhohen në një dialog për të shpejtuar reformat. Economist Intelligence Unit parashikon që rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB do të jetë e ngadaltë nga rreth 2.2% në 2011 në 1,9% në vitin 2012, dhe do të përshpejtohet në 3.5% në 2013. Ne presim që inflacioni të jetë në mesataren 3% në 2012-13 dhe Deficiti i buxhetor do të jetë mesatarisht 10,4% e PBB-së.” shkruhet në faqen zyrtare të Economist Intelligence Unit (EIU).

KUSH ESHTE EIU
Economist Intelligence Unit (EIU) është një njësi hulumtuese biznesi pjesë e grupit “Economist”, të cilët kanë dhe revistën me të njëjtin emër. Përmes hulumtimeve dhe analizave, EIU ofron shërbime këshillimore, parashikime për klientët e saj. EIU është veçanërisht e njohur në mënyrë të vecantë për raportet mujore të vendeve, parashikimet e pesë-vjeçare ekonomike të vendit, rrezikun, raportet e shërbimit dhe raportet e industrisë. Kompania gjithashtu është e specializuar në kërkime për kompanitë që kërkojnë të analizojnë tregje të veçanta ose sektorë të biznesit. Kjo kompani vepron prej 65 vitesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës